Connect with us

Rihanna provon t’u mësojë matematikë nxënësve të varfër në Malawi (Foto/Video)

Kuriozitete

Rihanna provon t’u mësojë matematikë nxënësve të varfër në Malawi (Foto/Video)

Rihanna ‘fuqizoi’ nxënësit e varfër kur i vizitoi ata në Malawi në janar të këtij viti, teksa ndau edhe një fond për ta.

Por, krijuesja e hitit “Diamonds” vendosi që të mërkurën në rrjetin social Instagram, të ndajë një tjetër fotografi nga ai udhëtim bamirës për fondin “Clara Lionel”, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Ajo ka publikuar imazhin e uljes së saj me disa nga fëmijët me titullin: “Koha ime në Malavi ishte aq frymëzuese! Duke punuar me “Clara Lionel”, fondacionin tim për të përmirësuar jetën e studentëve globalisht, së bashku me ‘GP forEducation’”.

Organizata e saj u bashkua me Partneritetin Global për Arsimin me qëllim që të vizitojë një nga vendet më të varfra në botë.

Megastari gjithashtu ndau një lidhje në një video nëntë minutëshe në kanalin YouTube, që dokumentonte vështirësitë e fëmijëve të Malavit dhe se si organizatat po përpiqen të ndihmojnë.

Rihanna, përveç se ndihmoi me fonde, ajo mori guximin duke hyrë në një klasë në një nga shkollat fillore, për të marrë ‘frontin’ e profesoreshës së matematikës, për t’iu mësuar fëmijëve pak nga matematika.

Ndërsa fëmijët mësonin në melodi, Rihanna përdorte talentin e saj muzikor për t’i ndihmuar ata të zgjidhnin problemin 6-4.

Bukuroshja nga Barbadosi ishte shfaqur plot stil para studentëve, duke u dukur si një profesoreshë e vërtetë.

Dhe Rihanna u shpreh: ‘Është e mahnitshme, mënyra se si ata mësojnë, unë dua që ata të mësojnë në melodi. Kjo është gjëja ime e preferuar, sepse fëmijët me melodi mësojnë shumë shpejt”

“Pra, nëse mund ta përdorni atë si një mjet për të mësuar, mendoj se kjo është gjëja më e shkëlqyer dhe më brilante”.

Fotografitë e këngëtares 29 vjeçare me shkumës në dorë pranë dërrasës së zezë, bënë vërtet xhiron në rrjetet sociale, ndërsa u morën si një shembull i mirë se si për të ndihmuar duhet të kesh një shpirt bamirës.

https://www.youtube.com/watch?v=nOFxHpU6OSk

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top