Rita Ora dhe Tayna e quajnë veten kosovare, plas debati në rrjete sociale

Tayna dhe Dafina bënë namin me këngën e tyre më të re “Bye bye” që ka arritur miliona shikime në Youtube. Vajzat u vlerësuan edhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

“Pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë”, shkruante Rita ndër të tjera.

Postimi e Ritës e publikoi edhe Dafina e cila e falenderoi dhe shkroi se Rita është shembulli më i mirë i suksesit.

Mirëpo ajo ç’ka ka ngjallur debat ka qenë komenti i Taynës e cila shkruan: “Vajzat kosovare po bëjnë histori”.

Termi “kosovare” ka nxitur reagimin e shumë fansave nga Shqipëria të cilët i shkruajnë Taynës dhe Ritës se nuk duhet të largohen nga përkatësia shqiptare sapo marrin famë.

“Shqiptare jeni jo kosovare”, shkruan një ndjekës. “Kur u bëre kosovare sapo u bëre e famshme?”, shkruan një tjetër.

“Tash po i thoni vetes Kosovan Women a? Keni marrë pasaportat e Shqipërisë  e me to po lëvizni nëpër shtetet e po boni biznes. Ahh interesi bre…”, është një tjetër replikë në komentin e Taynës teksa debati mes fansave vazhdon.