Rita Ora për Taynën dhe Dafinën: Vajzat kosovare janë të papara

Tayna dhe Dafina publikuan dy ditë më parë bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”. Kënga u pëlqye shumë dhe ka arritur miliona shikime në Youtube.

Sot dy vajzat kanë marrë vlerësim edhe nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Rita ka postuar foton e Taynës e Dafinës dhe i falenderon për frymëzimin që i japin vajzave për të qenë të pavarura.

“Pse janë vajzat kosovare kaq të papara? E dashuroj vendin nga jam dhe më pëlqen të shoh femrat të marrin kontrollin dhe të jenë vetvetja e të fyrmëzojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe i tregoni vajzave të tjera që është në rregull të jesh e pavarur dhe sek.sinë të njëjtën kohë”, shkruan Rita.

Postimin e Ritës, Dafina e ka publikuar në Instagram dhe shkruan: “Prapa çdo femre të suksesshme është një grup me femra të tjera të suksesshme të cilat e mbështesin. Rita Ora ti je shembulli më i mirë. Të dua”.

“Vajzat kosovare po bëjnë histori”, komenton Tayna.