Robert Aliaj shkon me çantë në emision, Rudina bëhet kurioze çfarë ka brenda

Artisti shumë i dashur për publikun dhe që shkakton gjithnjë bujë me deklaratat e tij, Robert Aliaj ishte i ftuar sot tek “Rudina”. Me të hyrë në emision, moderatorja vuri në dukje stilin modern të veshjes së Robertit dhe çantën që ai mbante në shpinë, aksesor të cilin nuk para e shohim tek të ftuarit në emision.

“Si gjithmonë i paparashikueshëm në stil. Ti tashmë ke krijuar identitetin tënd, por çanta në kurriz ishte e papritur”, i tha Rudina Robertit.

“Çanta është për ta bërë veshjen më të kohës”, u shpreh Roberti.

“Ke gjë brenda apo e ke bosh? Apo s’lejohet ta hap?”, tha Rudina dhe u afrua ta hapte çantën e më pas e la.

“Hape mos ça kokë”, i tha Roberti ndërsa Rudina i kërkoi t’ja tregonte vetë ç’përmbante çanta.

“Kam një kamera të vogël, kompjuteri, sendet e mia të mirëmbajtjes, i mban të gjitha”, tregoi Roberti dhe zbuloi se çantën ia kishte marrë të bijës./Xing.al