Connect with us

Ronela Hajati konfirmon më në fund lidhjen me Young Zerkan: Është i imi

Showbiz

Ronela Hajati konfirmon më në fund lidhjen me Young Zerkan: Është i imi

Prej disa kohësh Ronela Hajati dhe Young Zerka janë përfolur për një lidhje, mirëpo dyshja deri më sot nuk kanë dashur as t’i konfirmojnë as t’i mohojnë lajmet. Fakti që shihen kudo bashkë, edhe pushimet i bëjnë bashkë i kanë shtuar edhe më shumë thashethemet.

Ndërsa sot Ronela ka bërë të papriturën dhe një deklaratë që nuk pritej. Teksa të gjithë mendonin se dyshja do vazhdonin kështu pa e konfirmuar lidhjen, Ronela me një koment e bën të qartë se Young Zerka është i saji.

“I imi”, ka shkruar Ronela në foton e Young Zerkës duke nxitur reagimin e fansave të shumtë të çiftit dhe duke konfirmuar në një farë mënyre lidhjen e shumë përfolur.

Kujtojmë që vetëm pak kohë më parë, Ronela dhe Young Zerka publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri, këngën “Diamanta” e cila është pëlqyer shumë nga publiku.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top