Rrëfehet Olsi Bylyku: Isha më i lumtur kur punoja kamarier

Aktori shumë i dashur për publikun e që na ka bërë gjithnjë të qeshim me batutat e tij, Olsi Bylyku ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Treshat”, ku gjatë intervistës foli për karrierën e jetën personale.

I pyetur nga Bora Zemani nëse jeta e tij do të kishte kuptim po të mos ishte i famshëm dhe a do ishte i lumtur, Olsi u përgjigj se ai ka qenë i lumtur edhe kur punonte kamarier.

“Absolutisht që do kishte kuptim jeta ime po të mos isha i njohur. Unë kam qenë shumë i lumtur edhe kur kam punuar me skelat, edhe kur kam punuar kamarier. Nuk kam thënë kurrë që s’kam qenë i lumtur. Madje kur nuk je i famshëm, ke shumë herë më pak djallëzi nga puna që ti bën. Kur futesh në botën e madhe të showbizit fillojnë brrylat dhe ti je akoma më në stres. Mos them që kam qenë akoma më i lumtur kur isha jo i famshëm. Sa më i famshëm të jesh, aq më shumë ngarkesë ke”, u shpreh Olsi.