Connect with us

Rrëfimi i veçantë i Lorik Canës: Më thanë të lija futbollin ditën kur “mundëm” Serbinë

Video

Rrëfimi i veçantë i Lorik Canës: Më thanë të lija futbollin ditën kur “mundëm” Serbinë

Rrëfimi i veçantë i Lorik Canës: Më thanë të lija futbollin ditën kur "mundëm" SerbinëK. Demiraj

Sport

lorikuKapiteni legjendar i kombëtares shqiptare, Lorik Cana i dha zyrtarisht lamtumirën ekipit kuqezi edhe pse kishte prej një viti që i kishte mbyllur llogaritë me fushën e lojës.

Largimi nga futbolli nuk ka qenë dhe aq i lehtë për të. Loriku ka treguar momentet e vështira kur ka sfiduar edhe shëndetin e tij vetëm për të luajtur në Europian.

Në intervistën për “Exclusive” në Top Channel ai tregon:

Kisha disa vite që kisha çrregullime të ritmit të zemrës, aritmia. Bëra teste më të thella dhe më thanë se gjendja është më serioze se sa ka qenë. Për mua ishte si një rrufe, pasi mora e lajmin në ditën që morëm vendimin e KAS-it për ngjarjet e Beogradit.

Mora një lajm të gëzueshëm për kualifikimin, dhe në anën tjetër mora lajmin se nuk mund të luaja më. Takova specialist të ndryshëm, të cilët më thanë se ishin të gjithë dakord që ta mbyllja me futbollin.

Bashkëshortja ishte shtatzënë. Mjekët më dhanë dhe një vit, duke pasur teste të vazhdueshme për të vazhduar që të luaja edhe në Europian. Problemet kanë filluar kur isha pjesë e Sunderland.

Isha shumë mirë pasi kisha bërë teste të vazhdueshme. Kjo më ka ndodhur gjatë një ftohje. Kam një ilaç të vogël për ta pirë çdo mbrëmje. Kjo nuk ka qenë aspak e lehtë për mua", rrëfen Lorik Cana.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top