Connect with us

Rrëfimi tronditës i vajzës së përdhunuar nga njerku: Mami më thoshte është diçka normale (Video)

Lajme

Rrëfimi tronditës i vajzës së përdhunuar nga njerku: Mami më thoshte është diçka normale (Video)

Vajza 12 vjeçare nga Fieri, e cila denoncoi pak kohë më parë njerkun e saj se e kishte dhunuar seksualisht prej 6 vitesh, rrëfen se kur nisi ngacmimi seksual dhe se si shkoi deri tek denoncimi.

Ajo tregon se njerku, 52 vjeçari Ilmi Hoxha, e ka dhunuar vazhdimisht atë dhe nënën e saj.

Vajza thotë se kur i shprehte shqetësimin të ëmës, ajo i thoshte se është diçka normale.

Gjatë intervistës për Top Channel, 12 vjeçare thotë se shpreson të shkojë në shkollë të lartë, ndërsa të ëmën nuk do ta falë kurrë.

Rrëfimi i 12-vjeçares:

-Kur ka nisur problemi për herë të parë me atë?

Vajza: Kam qenë 6 vjeçe dhe ai fillonte me mua, jo lozonte. Pas tre muajsh, filloi rregullisht të kryente marrëdhënie. Nuk arrija ta kuptoja në atë moshë. Tani e kuptova dhe vajta e tregova dajës historinë dhe daja më këshilloi që t’i thosha babit dhe ta denonconim. Nuk mund të vazhdoja dot më. Si bënte me mamin, mund të bënte dhe me mua që të më nxirrte me të tjerë. Më godiste, më kërcënonte. Kur të vesh andej, më thoshte, po tregove do të vrasë ty, vëllain dhe mamanë.

-I tregoje mamit?

Vajza: Mami ishte vetë prezente aty. Nuk po të bën gjë më thoshte. Është normale. Çdo femër i ka këto gjëra.

-Ai si sillej me ty? Ishte fanatik?

Vajza: Ishte shumë xheloz kur dilnim.

-Cilat ishin rastet kur të dhunonte?

Vajza: Kur unë e refuzoja të kryeja marrëdhënie.

-Po nëna e tij e moshuar si reagonte?

Vajza: Ndërhynte shumë herë edhe për mamin që e godiste edhe për mua. Ai nuk pyeste fare. Edhe plakën ndonjëherë e godiste.

-Me mamin tënd si sillej?

Vajza: Shumë keq! E godiste! Kur ajo i thoshte ik në punë, ai e godiste dhe i thoshte ti e di që unë nuk punoj. Do punosh ti. Kështu e kemi lënë.

-Çfarë pune bënte mami?

Vajza: Mami dilte me njerëz të tjerë?

-Ke frikë se nëse del nga burgu ndihesh e rrezikuar?

Vajza: Kam frikë.

-Ke forcën për të vazhduar përpara.

Vajza: Kam!

-Çfarë do të doje të bëje në jetë?

Vajza: Të shkollohem!

-Do e falësh nënën tënde që nuk të ka mbrojtur?

Vajza: Asnjëherë nuk do e fal, sepse ishte ajo e para që e kishte fajin.

Gëzim Yzeiraj, i ati i vajzës, ka qenë i pari që ka denoncuar dhunën seksuale ndaj të bijës, pesë vite më parë. Sipas tij, askush nuk e besoi në polici. Përkundrazi, e akuzuan për kallëzim të rremë.

Kësaj here, ai do ta mbrojë të vërtetën deri në fund.

Në fshatin Mbyet të Fierit, takojmë dhe të vetmin person që mohon me forcë çdo akuzë të ngritur ndaj Ilmi Hoxhës. Është nëna e tij, 90-vjeçare, Hanko Hoxha.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top