Connect with us

Rrjet i ri ujësjellësi pranë zonës së Komunës së Parisit

Kuriozitete

Rrjet i ri ujësjellësi pranë zonës së Komunës së Parisit

Rrjet i ri ujësjellësi pranë zonës së Komunës së Parisit

Një tjetër investim i rëndësishëm po merr jetë në rrugën "Robert Shvarc" pranë zonës së Komunës së Parisit.

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit me të gjithë parametrat europianë për t'i siguruar banorëve furnizim cilësor me ujë.

Mjetet e rënda të bashkisë si dhe specialistët e UKT kanë punuar gjatë këtyre ditëve për vendosjen e një rrjeti tërësisht të ri të transmetimit të ujit të pijshëm.

Njëkohësisht lidhjet e reja pritet që të zgjidhin problemin disavjeçar të shumë prej banorëve të cilët për vite me radhë kanë pasur vështirësi me furnizimin me ujë.

Përmirësimi i rrjetit ujësjellës të qytetit është një nga prioritetet e stafit menaxhues të UKT që kur enti i kaloi për administrim Bashkisë së Tiranës.

Për një vit e gjysmë është ndërhyrë në shumë zona deri në nivel kapilar për zgjidhjen e furnizimit me ujë të pijshëm të qytetarëve si pasojë e mungesës së investimeve për vite e vite. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top