Kuriozitete
Rruga e Kombit, e para me pagesë në Shqipëri
Rruga e Kombit, e para me pagesë në Shqipëri
Në buxhetin e shtetit shqiptar që u është paraqitur deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, është prezantuar edhe një platformë e detajuar për punimet në infrastrukturën rrugore të këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.
Ajo që të bën përshtypje është fakti që, për segmentin Fushë-Krujë-Milot-Kukës-Morinë, apo siç thirret ndryshe si Rruga e Kombit janë parashikuar vetëm 10 milionë euro, nga 40 milionë euro që janë nevojat për projektin e kësaj rruge.
Ndërkohë që ky segment rrugor është i papërfunduar, Rruga e Kombit do të jetë me pagesë duke filluar që nga janari i vitit që vjen.
Kompania koncensionare, që ka marrë me koncension Rrugën e Kombit, të vetmin investim për rrugën e papërfunduar, është ai i filluar në fillim të shtatorit dhe që ka të bëjë me vjeljen e taksës nga kjo kompani.
Kur rruga do të jetë me pagesë, si rruga e parë në Shqipëri, ekspertët e Policisë së qarkullimit rrugor kanë dhënë alarmin për gjendjen e sigurisë rrugore nga Tuneli i Kalimashit deri në Morin, veçanërisht në segmentin nga Kukësi deri në Morinë.
Në këtë segment që ka 7 ura, por që nga përfundimi i Rrugës së Kombit në vitin 2009, janë të aksesueshme vetëm me një korsi dhe mosdublimi i tyre ka sjellë mjaft pasoja, duke shënuar një numër të lartë aksidentesh rrugore dhe jetë të humbura.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.