S4MM i jep fund beqarisë, pamjet nga ceremonia

Dy ditë më parë u zbulua se reperi nga Tetova, Samir Selimi i njohur me emrin e artit S4MM është në një lidhje me një vajzë bukuroshe shqiptare me banim në Zvicër, Filis Ismaili.

Lidhjen e tyre e vërtetonin edhe fotot ku çifti shfaqej në të njëjtin vend.

Mirëpo sot “Prive.al” ka zbuluar se Samiri dhe Filis kanë disa muaj që janë në lidhje e dashurinë e tyre e kanë kurorëzuar në fejesë.

Në fotot e fejesës çifti shfaqet duke vendosur unazat dhe prerë tortën. Filis është veshur me një fustan të kuq ndërsa reperi me një këmishë të bardhë të kombinuar me pantallona të zeza.