Sa gjynaah, italianët e harruan qenin e specializuar, ai i shpëton jetën gruas së durrsakut. Thirrja prekëse

Ilir Ibrahimi eshte nje qytetar ne Durres qe ka ne duar qenin e trajnuar të skuadrës italiane, të cilët e harruan në Shqipëri pas tërmetit. Sipas tij, qeni është i destinuar për të shpëtuar jetë, ndaj Iliri kërkon që qeni të kthehet atje ku e ka vendin.

”Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh. Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi. Kam gruan të sëmurë me tension. Dje u rrëzua në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar. Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”- ka thënë Iliri.