Sandër Lleshi i fut tmerrin në palcë çunave problematikë, njësia ELITË e 60-vjeçarëve gati për të luftuar të keqen

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi prezantuan ditën e sotme njësinë ELITË, atë më të fuqishmen që do të shërbejë për të bërë “zap” të fortët e rrugës.

Por plumbi del me plumb thotë një shprehje dhe me sa duket Ministri i Brendshëm nuk i ka marrë masat e duhura siç duket.

Në një foto të publikuar në rrjetet sociale, personat që e rrethojnë Lleshi dallohen qartë që nuk janë dhe aq të rinj.

Mesa duket njësia ENFAST ka mbledhur ata me më shumë eksperiencë, pasi nuk po vëmë re asnjë person të ri në moshë…