Connect with us

Sasia e madhe e drogës e sekuestruar në Vlorë, bie në pranga një tjetër person

Kuriozitete

Sasia e madhe e drogës e sekuestruar në Vlorë, bie në pranga një tjetër person

Sasia e madhe e drogës e sekuestruar në Vlorë, bie në pranga një tjetër person

Bie në pranga një tjetër person në lidhje me drogën e sekuestruar në fshatin Babicë të Vlorës.

Policia e Vlorës, në zbatim të Urdhërit të ndalimit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ka ndaluar edhe një tjetër shtetas si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Mësohet se në pranga ka rënë Nezar Seiti, 40 vjeç, banues në fshatin Gjorm, Vlorë.

Vijojnë hetimet lidhur me zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim apo që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më parë, pas sekuestrimit të rreth 4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, u arrestua pronari i banesës dhe u shoqëruan dy shtetas të tjerë./a.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top