Connect with us

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Kuriozitete

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Seanca për Tahirin me dyer të hapura, Prokuroria: Do përmendim emra

Seanca e Këshillin e Mandateve, Rregullores dhe Imunitetit në Kuvend, ku diskutohet heqja e mandatit të deputetit Saimir Tahiri, po zhvillohet me dyer të hapura.

Kjo për shkak se mazhoranca kundërshtoi kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi që seanca të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Përfaqësuesi i prokurorisë Besim Hajdarmataj, e argumentoi këtë kërkesë me faktin se do përmenden emra dhe se mund të cenohet sekreti hetimor, nëse mbahet me dyer të hapura.

“Kemi ardhur me një kërkesë serioze kemi dokumentacion me vete, nuk kemi ardhur për show as mediatik dhe as politik, duam që gjithçka të bëhet në përputhje me rregullat”, tha ai.

Por anëtarët socialistë të këshillit kanë kundërshtuar duke thënë se interesi për këtë çështje është i madh dhe se nuk ka asgjë për t’iu fshehur publikut. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top