Connect with us

Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj

Kuriozitete

Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj

Sekuestrimi i 10 tonëve me drogë, aksioni i policisë për arrestimin e vëllait të Moisi Habilaj

Zbulimi dhe sekuestrimi i 10 tonë drogë në Babicë të Vlorës mbrëmjen e djeshme, ishte surprizë për policinë.

Uniformat blu ishin në aksion për të arrestuar vëllanë e Moisi Habilaj, pas arrestimit të këtij të fundit në fillim javë në Itali, duke bërë që prej dosjes hetimore të dalë emri i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, si i përfshirë.

Hetimet nisën nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me policinë, duke çuar në zbulimin e lëndës narkotike.

Në shënjestër të aksionit të orëve të vona të së mërkurës ka qenë vëllai i Moisi Habilaj, Florian Habilaj.

Ishte ish-kryeministri Sali Berisha ai që publikoi mbrëmjen e së mërkurës një video të aksionit ku u sekuestruan 10 ton drogë.

Mësohet se droga, është sekuestruar në Babicë të Vlorës.

Denoncimi është bërë në Facebook nga Sali Berisha ku i referohet qytetarit dixhital.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Në Babicë kapen 10 ton drogë të klanit Rama – Tahiri! Sb

Qytetari dixhital denoncon!

“Mirëmbrëma doktor.

Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë.

Në shtëpinë Armand Koçerri mik i Habilajve.

Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top