Connect with us

Sekustrohen heroinë dhe kanabis, në pranga tre persona

Kuriozitete

Sekustrohen heroinë dhe kanabis, në pranga tre persona

Sekustrohen heroinë dhe kanabis, në pranga tre persona

Dy operacione të ndryshme policore janë konkluduar me sekuestrimin e sasive të drogërave të ndryshme, dhe arrestimin e disa personave.

Më konkretisht, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi disa mujor kanë arrestuar dy persona, Nderim Mona 52 vjeç, banues në Durrës, dhe Arjan Abdyli, 20 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza të përgatitura.

Po ashtu, janë sekuestruar 1 peshore elektronike, 40 mijë lekë të rinj dhe 11 aparate telefoni celularë.

Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar “Mafsheq", ku është arrestuar shtetasi, Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij , Policia ka gjetur dhe sekuestruan rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.

Vijojnë kërkimet për të tjerë persona të përfshirë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top