Shërohet nga Covid-19, gjyqtari i Superligës së Kosovës

Ilir Mehmeti, gjyqtari i Superligës së Kosovës është shëruar nga Covid-19.

Mehmeti ka shkruar se pas 14 dite qëndrimi si i izoluar tashmë ka dalë negativ, shkruan Gazeta Olle.

Kjo është bërë e ditur nga vetë gjyqtari përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku gjithashtu ka falënderuar të gjithë për mbështetje.

Postimi nga Ilir Mehmeti (pa ndërhyrje):

“Te nderuar,

Pas 14 ditesh qendrimi ne izolim pas rezultatit pozitiv me Covid 19, ne ritestimin e bere sot kam rezultuar NEGATIV
Faleminderit te gjitheve per mbeshtetje.

Kujdes po, panik jo”.