Connect with us

Sherri në Komisionin e Sigurisë, Ndreu: Do hash dru. Salianji: Nuk mund t’i mbyllni gojën opozitës

Kuriozitete

Sherri në Komisionin e Sigurisë, Ndreu: Do hash dru. Salianji: Nuk mund t’i mbyllni gojën opozitës

Sherri në Komisionin e Sigurisë, Ndreu: Do hash dru. Salianji: Nuk mund t’i mbyllni gojën opozitës

Një pyetje e deputetit demokrat, Ervin Salianji për ministren Olta Xhaçka lidhur me buxhetin e ministrisë së Mbrojtjes ka shkaktuar debat dhe tension në Komisionin e Sigurisë.

Dy deputetët e PS-së, Sterkaj dhe Ndreu e kanë quajtur provokator Salianjin, duke i thënë “ti do rrahur”.

Më pas deputeti demokrat pasi është larguar nga komisioni ka reaguar në lidhje me debatin përmes një deklarate për mediat, ku ka sqaruar atë që ndodhi në komision.

Salianji deklaroi se deputeti Pjerin Ndreu e kërcënoi që ai të mos thoshte të vërtetën.

“Ndreu më kërcënoi që të mos them të vërtetën Sot u provua që Rama fle dhe zgjohet me krimin. Ata nuk mund t'i mbyllin gojën opozitës”, tha Salianji.

Debati

Salianji pyet Xhaçkën: A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish repartet ushtarake që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët….

Sterkaj: Je bilbil mali. Se vetëm për të folur ke ardhur.

Pjerin Ndreu (pa mikrofon): Mos i provoko të gjithë se do hash dajak. Ti do rrahur.

Sterkaj-Salianjit: Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion.

Pjerin Ndreu: Rri more urtë se je bërë provokator i keq, rri more urtë nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën.

Salianji: Nuk pyes dhe skam frikë nga asnjë bandit me ose pa pushtet. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top