Shfaqet gjithnjë në super formë, Armina Mevlani zbulon dietën që bën mrekullira

Armina Mevlani shfaqet në super formë sa herë e shohim e sa herë publikon foto në rrjete sociale. Pas kësaj ka një sekret që na e zbulon vetë fashionistja.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina tregoi se për shkak të lëvizjeve të shpeshta jashtë vendit shton ndonjë kile. Për këtë arsye ajo ka nisur një dietë që funksionon për mrekulli.

Armina zbuloi se kjo dietë konsiston në konsumimin e ushqimit në porcione të vogla brenda 8 orëve. Ajo theksoi se është shumë e kujdesshme në përzgjedhjen e ushqimeve. Armina vetë nuk konsumon as alkool dhe as ëmbëlsira.

Fashionistja ushtrohet gjithashtu edhe në palestër, të paktën dy herë në javë.