Connect with us

SHISH kërkon më shumë fonde, Stërkaj i “kthehet” Felajt: Mos u sill si mësuese

Kuriozitete

SHISH kërkon më shumë fonde, Stërkaj i “kthehet” Felajt: Mos u sill si mësuese

SHISH kërkon më shumë fonde, Stërkaj i “kthehet” Felajt: Mos u sill si mësuese

Shërbimi Informativ Shtetëror ka kërkuar më shumë fonde për vitin e ardhshëm nga çka parashikuar qeveria në projektbuxhet. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura, pas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë Ekonomike pranë shërbimit sekret, Ylli Aga.

Në raport me vitin 2017, buxheti i SHISH për vitin e ardhshëm rritet me 5.2%. Burimet pranë komisionit, bëjnë me dije se Aga ka thënë se shuma prej 1.5 miliardë lekësh nuk mjafton për zhvillimin e aktivitetit. Ndaj, është e nevojshme një rritje e fondit.

Pas kërkesave të zyrtarit të SHISH, deputetët e mazhoracës kanë pranuar rritje të buxhetit për dy zëra, mirëmbajtjen e një pajisjeje specifike përgjimi, si dhe për shërbimet operative. Shtesa është argumentuar me faktin se në këtë mënyrë kontribuohet në sigurinë kombëtare.

Pas mbledhjes së Komisionit, nënkryetari demokrat Flamur Noka ripërsëriti qëndrimin politik të opozitës kundër qeverisë.

SHISH kërkoi më shumë fonde sesa kishte parashikuar qeveria dhe kërkesa u mbështet nga PD dhe PS, por në qendër të debatit ishte kryetarja e komisionit Felaj për drejtimin e seancës.

Drejtori ekonomik i SHISH: Qeveria ka parashikuar të japë më pak fonde.

Ervin Salianji: Në kushtet ku jemi SHISH, duhet të marrë jo vetëm fondet e kërkuara, por edhe shtesë.

Felaj: Salianji kërko fjalën përpara se të ndërhysh.

Felaj nuk i jep fjalën Stërkajt.

Paulin Stërkaj: Mos na u sill si mësuese në komision. SHISH është një institucion shumë i rëndësishëm për sigurinë kombëtare duhet të miratohet shtesa. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top