Connect with us

Shiste vaj ushqimor në mëryrë të paligjshme, ndalohet falsifikuesi i etiketave

Kuriozitete

Shiste vaj ushqimor në mëryrë të paligjshme, ndalohet falsifikuesi i etiketave

Shiste vaj ushqimor në mëryrë të paligjshme, ndalohet falsifikuesi i etiketave

Një person, pronar i një punishteje ku prodhonte dhe ambalazhonte vaj ushqimor, është arrestuar nga policia.

Kosta Fshati, 48 vjeç, nga Korça, u zbulua teksa ambalazhonte me etiketa në gjuhën greke dhe shiste vaj ushqimor në mënyrë të paligjshme, një pjesë e sasisë së të cilit dyshohet të jetë mall kontrabandë.

Në sajë të operacionit të koduar “ALKIS”, në punishten e tij u zbuluan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale disa depozita, por edhe etiketat e falsifikuara në gjuhën greke.

Më konkretisht, u gjetën pesë depozita metalike dhe plastike të përmasave të ndryshme, 1300 litra vaj ushqimor me mbishkrime greke i dyshuar si kontrabandë, 1500 etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme, etj.

Nga hetimet dhe verifikimet e kryera në lidhje me këtë rast, dyshohet se këtë punishte shtetasi i mësipërm e përdorte për prodhimin dhe ambalazhimin e vajit ushqimor në mënyrë të paligjshme, duke përdorur etiketa në gjuhën greke me mbishkrime të ndryshme me qëllim shitjen e tij në tregun vendas.

Gjithashtu një pjesë e sasisë së vajit të sekuestruar, dyshohet të jetë mall kontrabandë. /k.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top