Connect with us

Shiu dhe bora pushtojnë Shqipërinë, nga sonte ulen ndjeshëm temperaturat

Lajme

Shiu dhe bora pushtojnë Shqipërinë, nga sonte ulen ndjeshëm temperaturat

Duke filluar nga sonte në mbrëmje, temperaturat do të pësojnë një rënie në gradët e tyre dhe kjo do të bëjë që moti të dominohet nga vranësira që do të sjellin reshje shiu dhe dëbore.

“Meteoalb” parashikon se dita e shtunë do të nisë me reshje bore në zonat malore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të jetë e donimuar nga vranësira dhe reshje shiu.

Parashikimi i “Meteoalb”:

Paraqitet e vranët me reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore por duke iu afruar mesditës reshjet intensifikohen kryesisht në Veri dhe Qendër dhe më pak reshje në zonat Jugore. Në mbrëmje reshjet do të pakësohen ndjeshëm por mbeten prezente dhe gjatë natës, kryesisht në formë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë së shtunës por në orët e vona të pasdites dhe në mbrëmje do të ketë rënie të theksuar të temperaturave të ajrit në të gjithë Shqipërinë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top