Connect with us

Shiu e bora mbulojnë vendin, por ja çfarë pritet tjetër deri të dielën

Lajme

Shiu e bora mbulojnë vendin, por ja çfarë pritet tjetër deri të dielën

I gjithë territori i vendit gjatë orëve në vijim do të mbetet kryesisht me vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore. Sipas Meteoalb, reshje shiu do të ketë në zonat e izoluara lindore dhe pjesërisht në qendër të vendit. Ndërsa fundjava paraqitet me shira mesatare në ekstremet veri – jug.

Për shkak të uljes së temperaturave, në zonat veriore do të shfaqen reshje të pakta bore. Deri në mbrëmjen e së dielës i gjithë territori do të jetë i mbuluar nga reshjet e shiut dhe të borës.

Sa i përket temperaturave, e diela sjell rënie të ndjeshme gjatë mëngjesit në zonat malore ndërkohë që edhe mesdita vijon me rënie të temperaturave duke bërë që maksimumi të zbresë me 4 – 5°C.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top