Connect with us

Shkencëtarët rus zbulojnë formulën që kthen qymyrin në ari

Kuriozitete

Shkencëtarët rus zbulojnë formulën që kthen qymyrin në ari

Një eksperiment në zona të thella të Rusisë, mund të ndryshojë historinë e metalit aq të lakmueshëm nga të gjithë; ari.

Shkencëtarët e qendrës shkencore në Amur, të Akademisë ruse të shkencave, reparti i Lindjes së largët, kanë gjetur mënyrën sesi të përfitojnë deri në 1gr ar nga çdo tonelatë e qymyrit të përdorur. Pajisjet eksperimentale ekzistojnë dhe është planifikuar që të vendosen në njërën prej furrave këtë vit.

Prej 15 vjetësh shkencëtarët rusë analizojnë përbërjen e qymyrit nga vendet e ndryshme të rajonit, dhe ata thonë se çdo tonelatë e qymyrit të basenit të Jerkovecit, përmban rreth 1 gram ar. Pajisja e përfitimit të arit nga qymyri, funksionon në këtë mënyrë: tymi nga qymyri i përdorur kalon nëpër një sistem shumë shkallor të pastrimit. Primesat më parë pastrohen, e më pas kapen nga filtri, nga ta nxirret koncentrati i arit, që më pas i nënshtrohet rafinimit.

Rezervat e qymyrit në gjithë planetin janë gjigante. Edhe vendi ynë është shumë i pasur me këtë mineral të dalë “jashtë mode”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

To Top