Connect with us

Shkencëtarët zgjojnë njeriun që kishte 15 vjet në koma

Shëndetësi

Shkencëtarët zgjojnë njeriun që kishte 15 vjet në koma

Para 15 vitesh një 20 vjeçar ka rënën në koma, pasi pësoi një aksident. Pas këtij aksidenti mbeti i shtrirë, pa pasur asnjë reaksion.

Para disa muajve për rastin e tij janë interesuar ekspertët e qendrës nacionale së Francës për kërkime shkencore.

Ata filluan t’i lëshojnë impulse elektrike me fuqi të një miliamperi, në mënyrë që tashmë 35-vjeçari të hapë sytë.

Personi i rënë në koma ka nisur të lëvizë kokën, të hapë dhe të mbyllë sytë kur dikush i afrohet para fytyrës.

Deri te kjo kanë sjellë impulset e dobëta elektrike, të cilat i lëshohen përmes “nervus vagus”, një nga 12 çiftet e nervave të trurit.

Ky nerv luan rol edhe te zgjimi, rregullimi i stresit dhe disa studime kanë treguar se është i dobishëm edhe te njerëzit me epilepsi dhe depresion.

Mjekja Angela Sirigu dhe ekipi i saj rezultatet e këtij suksesi i kanë publikuar në revistën “Current Biology”.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top