Connect with us

Shokuese! Modelja 14-vjeçare vdes pasi sfiloi për 12 orë pa ndërprerje

Kuriozitete

Shokuese! Modelja 14-vjeçare vdes pasi sfiloi për 12 orë pa ndërprerje

Shokuese! Modelja 14-vjeçare vdes pasi sfiloi për 12 orë pa ndërprerje

Ka vdekur pasi ka sfiluar pa ndërprerje për 12 orë rresht. Historia tragjike është e Vlada Dzyuba, një modele ruse 14 vjeçe, që ka ndërruar jetë pas një sfilate raskapitëse në Shangai.

Vajza, sipas mediave ruse, vuante nga meningjiti kronik, por i ishte nënshtruar një kontrate strikte dhe kishte frikë të kërkonte asistencë mjekësore.

Zyrtarisht ajo duhet të punonte vetëm 3 orë në javë, por duket se orari shkonte përtej çdo parashikimi.

Para se të bënte parakalimin e radhës në pasarelë ajo pati temperaturë të lartë dhe pak minuta më vonë i ra të fikët, shkruan TCH.

Ambulanca ndërhyri menjëherë, por vajza vdiq pas dy ditësh në gjendje kome.

Shkaku paraprak i vdekjes mendohet të jetë meningjiti i rënduar nga një lodhje e tejskajshme.

Modele të shumta ruse rekrutohen në Kinë, por rasti i Vlada Dzyuba ka ngritur shumë shqetësime për shkak të kushteve të punës.

Moska zyrtare i ka kërkuar sqarime Kinës lidhur me këtë çështje.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top