Connect with us

Shpërndante kokainë në Itali, kapet “mat” i riu shqiptar

Kuriozitete

Shpërndante kokainë në Itali, kapet “mat” i riu shqiptar

Shpërndante kokainë në Itali, kapet “mat” i riu shqiptar

Një i ri shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane pasi akuzohet për shpërndarje të kokainës. Ngjarja është regjistruar në Monte Porzo, ndërsa i arrestuari është identifikuar si 22 vjeçari me inicialet R.A.

Sipas mediave italiane, arrestimi i tij erdhi pas disa raportimeve nga qytetarët të cilët kishin vënë re lëvizjet e çuditshme të të riut shqiptar.

Pas vëzhgimit të bërë nga karabinierët, shqiptari u kap në flagrancë teksa ishte duke i shitur tre doza me kokainë një 24 vjeçari.

Gjatë kontrollit atij ju gjetën 8 doza të tilla të tjera të paketuara në qese plastike të mbyllura hermetikisht si dhe 300 euro para cash.

I arrestuari u transferua më pas në burgun e Pesarit në zyrën e prokurorit vendas. Gjyqtari pas hetimeve paraprake e la të lirë, por i ndaloi të banonte në komunat e provincës së Pesaro dhe Urbino.

Të riut shqiptar iu pezullua edhe patenta e shoferit dhe dokumentet e vlefshme të emigracionit për disa muaj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top