Connect with us

Shpërthen kushërira e Ketjonës që vdiq në spital: S’është faji i doktorëve, por yti që…

Kuriozitete

Shpërthen kushërira e Ketjonës që vdiq në spital: S’është faji i doktorëve, por yti që…

Vajza e tezes së Ketjona Ibrahimit, e cila ndërroi jetë në spitalin e Elbasanit pas dy ndërhyrjeve të komplikuara kirurgjikale, ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje të hidhur që ka prekur familjen e saj.

Ajo bën një apel për të gjithë shqiptarët duke marrë shkas nga historia personale e duke mos ia lënë fajin vetëm mjekëve dhe shtetit për këtë gjëmë që ndodhi. Vajza shprehet se fajtorë jemi të gjithë, pasi kemi pranuar të bashkëjetojmë në këtë sistem.

Desha vetëm të them dy fjalë për Ketjonën tonë, e cila humbi jetën e saj në moshën më të bukur. Lexoj komente nga të gjithë ju që fajësoni doktorët, shtetin dhe çdo gjë tjetër përveç vetes tuaj. Por të gjithë kemi faj për këtë sepse ne lejojmë që njerëz të pa edukuar të na drejtojnë. Ne japim lekë për të bërë shkollat dhe ne paguajmë që të futemi nëpër punëra ose lejojmë që të tjerët të futen nëpër punëra pa pasur asnjë lloj kualifikimi, përveç mikut dhe lekut! Ne jemi popull i fëlliqur, i pavlerë! Nuk do zgjohemi kurrë deri sa fatkeqësia të na vijë te shtëpia! Te shtëpia ime erdhi. Pse duhet të prisni të vijë dhe te e juaja? Zgjohuni dhe ndryshoni vendin ku jetoni! Luftoni për një jetë më të mirë sepse nesër në vend të Ketjones mund të jetë fëmija juaj!”, – shkruan kushërira e të ndjerës në një mesazh për JOQ.al.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top