Connect with us

Shpërthen në lot mamaja e profesorit gylenist: S’e besoj, djali do botonte libër

Video

Shpërthen në lot mamaja e profesorit gylenist: S’e besoj, djali do botonte libër

Shpërthen në lot mamaja e profesorit gylenist: S'e besoj, djali do botonte libërA. Shehaj

Lajme

Marigolen Debrova është profesori nga Elbasani, i cili u arrestua disa ditë më parë në Ankara, bashkë me bashkëshorten e tij. Ai akuzohet si bashkëpunëtor i Gylenit, ndërsa mamaja e tij shprehet e trishtuar dhe tepër e habitur mbi këtë që ka ndodhur.

Fatime Dobrova thotë për "Balkanweb" se beson në pafajësinë e të birit dhe se nuk e pranon akuzën që rëndon ndaj tij.

Ajo shprehet:

Për tim bir Mariglen Debrova dhe bashkëshorten e tij që janë vënë në pranga kemi mësuar rreth dy javë më parë nga një i njohuri ynë nga Cërriku. Fëmija e tyre, nipi im, është te gjyshi nga nëna sepse nusja është shtetase turke. Deri tani nuk kemi asnjë kontakt me djalin që nga java e fundit e muajit nëntor. Mediat thonë se djali dhe nusja janë arrestuar nën akuzën si bashkëpunëtor i Gylenit por as që behët fjalë të jenë ngatërruar me gjëra të paligjshme. Ata janë të mrekullueshëm dhe shumë korrektë në jetën dhe punën e tyre.”

Gruaja kërkon që shteti shqiptar të interesohet për fatin e të birit, Mariglenit. Po ashtu ajo tregon se lajmin mbi arrestimin e djalit të saj ia konfirmuan edhe profesorët turq të Medresesë të Cërrikut.

Gruaja rrëfen ndër të tjera:

Nuk e di nëse ishte në punë apo jo në Turqi, di që djali im ishte duke punuar për të botuar një libër aty. Nëse çuni ka bërë gjë le ta dënojnë, por nëse është i pafajshëm ta lirojnë. Nuk besoj kurrë që djali të ketë lidhje të që ligji ta penalizojë. Nusja e djalit ka qene mësuese në Turqi por e kanë hequr nga puna para disa kohësh. Donim të shkonim në Turqi, por nuk kemi mundësi financiare. Nuk dimë as ku dhe si të shkojmë".

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top