Connect with us

“Shpulla e shkelma kokës”, fieraku bën të vdekur në rrugë të dashurën, policia ndërhyn me dhunë

Video

“Shpulla e shkelma kokës”, fieraku bën të vdekur në rrugë të dashurën, policia ndërhyn me dhunë

"Shpulla e shkelma kokës", fieraku bën të vdekur në rrugë të dashurën, policia ndërhyn me dhunëF. Tenolli

Dhuna ndaj grave vazhdon si pa të keq madje edhe në mes të rrugëve të qytetit, në sy të kalimtarëve e vetë policisë.

Kjo vepër penale duket se nuk do të marrë kurrë rëndësinë e duhur e nuk do të vihet ndonjëherë në zbatim as nga strukturat përkatëse e jo më të presim të ndërgjegjësohemi ne si popull.

JOQ.al ka mbërritur një video e një djali nga Fieri i cili ushtron dhunë ndaj të dashurës së tij dhe shan me fjalë të ndyra.

Në përshkrimin që kanë bërë dëshmitarët e ngjarjes për redaksinë tonë, skena e ndërtuar është me të vërtetë makabre.

Sipas dëshmitarëve, djali e kap të fejuarën e tij me grushte e shkelma në mes të rrugës deri në momentin që policia e Fierit sheh të gjithë ngjarjen. Dëshmitarët deklarojnë se policët ndërhyjnë, por as nuk tentojnë ta shoqërojnë djalin në rajon edhe pse skena ndodhi para syve të tyre.

Raportime për redaksinë tonë thonë se ata e lënë atë të lirë dhe pas 10 metrash rrugë, ai e dhunon sërish vajzën.

Policët detyrohen më pas të ndërhyjnë duke e dhunuar djalin dhe duke e futur në furgonin e policisë me forcë, siç duket edhe në video.

Dëshmitarët e ngjarjes deklarojnë për JOQ.al:

Pershendetje JOQ, ne qytetin e Fierit nje cift filloi me tu zen ne mes te rruges deri sa filluan grushtat e shkelmat nga i "fejuari".

Per disa minuta i fejuari e ka gjuajtur sikur te ziheshin dy meshkuj, duke e shtrir ne toke ne cdo pjes te trupit duke perfshir e shkelmat ne kok.

Me pas erdhi policia e kapen kte djalin duke par skenen e vajzen ne toke dhe si per cudi e lan djalin te vazhdonte rrugen perseri me vajzën.

Pasi ajo u ngrit ne kemb, as 10 meter me larg kur policet u futen ne furgon, e shtriu perseri ne tok duke e gjuajtur akoma me shume deri sa erdhi nje furgon tjeter qe i ndau nga njeri tjetri.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top