Shtatzënë për herë të dytë, Adelina Tahiri tregon barkun me rroba banjo

Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Adelina Tahiri publikoi një foto të shkëputur nga pushimet e saj ku shfaqej e veshur me rroba banjo. Bukuroshja bjonde bëri lëmsh gjithë rrjetin pasi në përshkrim të fotos kishte vendosur një emoji gruaje shtatzënë duke i lënë fansat të mendonin se ishte në pritje të fëmijës së dytë.

Mirëpo, siç duket Adelina ka vendosur t’i jap fund fjalëve një herë e mirë dhe ka reaguar për lajmet e shtatzënisë duke i mohuar ato. Këngëtarja ka publikuar një foto ku shihet sërish me rroba banjo dhe tregon nga afër barkun.

“Për ju që jeni kurioz”, ka shkruar Adelina pranë videos ku shihet me barkun e dobët dhe trupin në super formë.