Connect with us

“Shullazi”, rektori Koni flet në gjyq: Si më futën në makinën e zezë dhe më kërcënuan

Kuriozitete

“Shullazi”, rektori Koni flet në gjyq: Si më futën në makinën e zezë dhe më kërcënuan

“Shullazi”, rektori Koni flet në gjyq: Si më futën në makinën e zezë dhe më kërcënuan

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni është përballuar sot në seancën gjyqësore me personin e akuzuar për kërcënim ndaj tij Emiljano Shullazin.

Por gjatë dëshmisë së tij, Koni nuk e ka përmendur fare emrin e Shullazit, madje edhe gjatë pyetjes direkte që vetë Shullazi i bëri, nëse ishte ai personi që e kanosi, ai nuk ka pohuar gjë.

Më tej në dëshminë e tij para togave të zeza, rektori Koni ka rrëfyer si ka ndodhur kërcënimi.

"Në momentin e kërcënimit kam qenë para Fakultetit të Shkencave. Më thirrën nga një makinë e zezë. Më thanë që të futesha në makinë. U futa në makinë dhe më kërkuan të hiqja dorë nga gara. U trondita nga çfarë ndodhi, anulova garën zgjedhore. Kontaktova me Dhori Kulen dhe i tregova ngjarjen. Kam paraqitur dhe dorëheqjen, pastaj iu riktheva garës", deklaroi Koni.

Replika Koni- Shullazi në gjyq

Koni: Më thërritën nga një makinë e zezë dhe më thanë që të futesha brenda në makinë, U futa brenda, aty më kërkuan që të hiqja dorë nga gara për Rektor. Më pas, sapo dola, mora në telefon Dhori Kulen dhe e njoftova për gjithë sa më kishte ndodhur.

Shullazi: A isha unë mes atyre që të thërritën në makinë?

Koni: Ishte shumë errësirë, nuk kujtoj gjë. Të kam aq shumë në TV sa nuk e përcaktoj dot.

Shullazi: Po mirë, pse u ndjeve i kërcënuar ti, unë i them 100 herë drejtorit të burgut të japë dorëheqjen, ai nuk ndihet i kërcënuar?

Te Gjykata e Krimeve të Rënda ka qenë ministrja e Arsimit Lindita Nikolla. Nikolla ka dëshmuar për kërcënimin e rektorëve Mynyr Koni dhe Dhori Kule nga i arrestuari. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top