Si bëhet shkronja ‘H’ e dorës? VIP-at debat në emision për një shkronjë

Pasditen e djeshme në emisionin “Ftesë në 5”, me Bieta Sulon tema ishte “Testi i abetares” për personazhet e njohur të cilët u vendosën para një testi për të treguar nëse i mbajnë mend shkronjaat e mëdha të dorës të gjuhës shqipe. Të ftuar ishin Ervin Kurti, Armand Peza, Uarda Koçi, Daljana Sejdia.

Asnjë nga të ftuarit nuk arriti ta shkruante siç duhet shkronjën “H” të dorës. Armandi iu afrua paksa, por nuk arriti ta shkruajë saktë.

Pas emisionit, debati u zhvendos në Instagramin e Bietës.

Iva Tiço i komentoi Bietës se versioni i Armandit ishte i saktë ndërsa Bieta foli me fakte duke treguar në Instastory si shkruhet saktë shkronja “H” e dorës.