Connect with us

Si e lashë djalin 3 vjeç?

Kuriozitete

Si e lashë djalin 3 vjeç?

Djalin tim e lash që kur ishte tre vjeç. Deri vonë ka menduar se nëna i ka vdekur. Kur është rritur shokët i kanë treguar se nënën e ka gjallë, Por, ku?

Mirëpo, edhe pse ai jetoi në të njëjtin qytet ku jetoja edhe unë, nuk pata fuqi ta takoj, shkruan për Portalin tonë “Kosovarja”, R., nga Prishtina.

Nuk mund të tregoj si quhem, o Zot, mos qofsha! As për burrin tim të dikurshëm, mos paftë kurrë ditë të bardhë! U dashuruam dhe u martuam si gjithë të rinjtë para lufte. Punonim në të njëjtën firmë.

Por, ndarja jonë është prekëse… Ai më braktisi pa kurrfarë shkaku…

Vetëm pse isha e urtë dhe e përkushtuar kryesisht për fëmijën tonë… Më përzuri nga shtëpia dhe vetë u martua me shoqen time të punës…

Djalin ma ndali dhe nuk ma dha asnjëherë… Dhe, ia mësyva shtëpisë ku kisha lindur e isha rritur.

Por, femra nuk mund të jetojë gjithmonë në shtëpinë e prindërve, sidomos unë që kishte kohë që isha pa nënë e baba, meqë më kishin vdekur.

Por, as djalin nuk do të mund ta rrisja në familjen e babait, edhe po të ma jepte ish-burri im, sepse jetonim në kushte shumë të rënda, mizerie. Dhe, më e keqja ndodhi: u martova për së dyti. Burrin e kisha të mirë dhe të dashur.

I linda edhe dy fëmijë të tjerë, të shëndetshëm dhe të zgjuar. Por, isha shumë fatkeqe, sepse malli për fëmijën e parë sa rritej e më shtohej… Burri im i tashëm me kohë e ka ditur se unë e kam pasur një fëmijë nga martesa e parë dhe kur më shihte se vuaja shumë për të, më tha ta gjeja, ta njihja…

Një mëngjes, nga një ankth i madh nate, shkova në oborrin e shkollës së tij që të pyesja për të, ta takoja.

Pasi ia dhashë një akullore, e pyeta se i kujt ishte. Ma tha vetëm emrin e babait, kurse të nënës jo, meqë tha se nëna kishte vite që i kishte vdekur…

E luajtur mendsh u largova nga djali im, sepse zili për fillimin e orës së parë kishte kohë që kishte rënë…

Të nesërmen në zyrën time të punës erdhi ish-burri im dhe pa një e pa dy më tha: “Kurrë më mos i dil djalit para! Përndryshe, të hanë dreqi!” dhe doli jashtë duke ma përplasur derën.

Prej asaj kohe kanë kaluar shumë vjet.

Ai tash është rritur dhe kam dëgjuar se jeton në Angli, si dhe është martuar.

Kam dëgjuar nga një fqinje ime se ai nga shokët e shkollës e ka kuptuar se nënën e ka gjallë, por ku nuk e di…

Familja e tij nuk i tregojnë, kurse unë nuk kam fuqi t’i tregoj edhe po ta gjej, megjithëse nuk kam kurrfarë adrese të tij.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top