Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, Kushi ka nevojë për para, ajo fillon punon për Arnav, ja çdo ndodhë nesër

Showbiz

Si ta quaj këtë dashuri, Kushi ka nevojë për para, ajo fillon punon për Arnav, ja çdo ndodhë nesër

Arnav pyet Kushin pse e gënjeu. Kushi i thotë se nuk do asgjë prej tij. Arnav i thotë se ajo është gruaja e tij dhe shtëpia e hallës së saj janë të rëndësishme për të. Arnav e pyet përsëri pse e gënjeu. Kushi i thotë se i duhet të gënjente pasi Arnav nuk do e linte të vinte këtu siç ndodhi kur ajo kishte ditëlindjen. Arnav i thotë Kushit se ajo të paktën mund ta pyeste.

Kushi i thotë të largohet sepse për 13 ditë gjërat do jenë mirë. Arnav nuk e kupton çfarë ka në këto 13 ditë dhe Kushi nuk ja tregon por i thotë të largohet. Arnav shkon në shtëpi dhe i kujtohet arsyeja pse Kushi është larguar pasi për pak bëhen 6 muaj nga martesa e tyre. Ai mendon që në këto ditë që kanë mbetur t’i fitojë zemrën Kushit. Ditën tjetër në shtëpinë e hallës vjen qiraxhiu. Ai i kërkon Kushit paratë. Ajo i thotë se ja ka dhënë bashkëshorti i saj.

Qiraxhiu i thotë se ai ja dha por i mori prapë paratë mbrapsht. Ai i thotë Kushit se ka 24 orë kohë për të dhënë paratë ndryshe duhet të dalin nga shtëpia. Në shtëpinë Raizada dikush merr vazhdimisht në telefon por nuk flet. Manorama fillon të dyshojë shkruan revistawho.com. Kushi shkon tek zyra e Arnav dhe e pyet pse i ka tërhequr mbrapsht paratë. Arnav i thotë se ajo nuk donte dhe prandaj veproi kështu. Kushi i tregon që qiraxhiu i ka dhënë 24 orë kohë.

“Oh vërtet pra do ndihmë nga mua”- e pyet Arnav. Jo faleminderit i thotë Kushi dhe largohet. Arnav thotë me mendje se Kushi sërish do kthehet tek ai. Kushi i kërkon ndihmë disa vetave por askush nuk e ndihmon pasi ata i ka porositur Arnav. Arnav ndërkohë po pret në zyrë për Kushin pasi e di që ajo do vijë. Kushi vjen dhe i thotë Arnavit se i duhen paratë kështu që do punojë 1 muaj për të. Arnav i thotë se 1 ditë është e mjaftueshme.

Kushi e pyet çfarë do punojë dhe Arnav i thotë se ajo do bëjë çfarë do i thotë ai. Arnav vendosë të qëndrojë në shtëpinë e hallës. Ai merr Anxhalinë në telefon dhe e pyet nëse mund të qëndrojë atje. Anxhali pranon pa u mërzitur. Arnav i parashtron Kushit kushtet e punës. Ai i thotë se ajo s’duhet të bëhet me nerva dhe duhet të rrijë e buzëqeshur.

Arnav i thotë Kushit se do që të shohë televizor dhe i thotë Kushit të bëhet ajo televizori dhe të japë lajmet. Kushi bën sikur jep lajmet dhe thotë se kompania e Arnavit po falimenton. Arnav i thotë të ndërrojë kanal dhe të këndojë. Kushi këndon por Arnav i thotë përsëri të ndërrojë kanal dhe të kërcejë. Kushi fillon kërcen por vret këmbën. Arnav shkon merr kremin dhe e aplikon në këmbën e Kushit. Ajo çohet dhe rrëshket por Arnav e mban.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top