Connect with us

Si ta quaj këtë dashuri, nesër Arnav bëhet romantik dhe surprizon Kushin, familja i kap mat

Kuriozitete

Si ta quaj këtë dashuri, nesër Arnav bëhet romantik dhe surprizon Kushin, familja i kap mat

Kushi është e frikësuar pasi një hije në shtëpi e ndjek. Ajo shkon tek vendi pranë pishinës. Ndërkohë familja Raizada ka ngecur në trafik. Gjyshja mendon që të kthehen në shtëpi. Polici rrugor i thotë Akashit se ka ndodhur një aksident prandaj ka kaq shumë trafik. Ata vendosin të kthehen në shtëpi. Kushi zbret poshtë dhe sheh Arnavin. Ajo gëzohet dhe shkon e përqafon.

Kushi i thotë se është shumë e lumtur që ai u kthye sepse kishte shumë frikë. Dritat dhe vijnë dhe Kushi sheh vendin e mbushur me petale trëndafilash. Ajo e kupton që këtë e ka bërë Arnav dhe nxehet me të. Arnav e përqafon përsëri. Ai i kujton Kushit se ajo tha që do e pranojë si bashkëshort ditën që do vrapojë në krahët e tij. Arnav bëhet gati të puthë Kushin por në këtë moment familja vjen.

Ata habiten kur shohin Arnavin dhe surprizën që i kishte bërë Kushit. Anxhali e pyet sikur ai kishte mbledhje dhe largohet e mërzitur. Arnav shkon në dhomën e Anxhalisë dhe i thotë se mbledhja u anullua. Anxhali i thotë ta lërë vetëm dhe ja mbyll derën në fytyrë. Arnav e hap derën përsëri dhe fillon t’i shpjegojë por Anxhali i kërkon ta lërë vetëm.

Arnav largohet. Ai shkon tek Akash dhe i thotë t’i japë ilaçet Anxhalisë. Pajal i çon ushqim Akashit por ai nuk e pranon dhe Pajal i thotë se është lodhur nga ai që e fajëson gjithmonë. Manorama vjen dhe i bërtet Pajalit duke i thënë se ajo dhe Kushi janë fajtore. Anxhali merr një telefonatë nga dikush që e lë të habitur. Arnav shkon përsëri në dhomën e Anxhalisë dhe i kërkon të pijë ilaçet. Anxhali i thotë se ai ka rënë në dashuri dhe ka ndryshuar që kur u martua.

Arnav i thotë Anxhalisë se askush nuk mund të hyjë mes tyre sepse ajo është gjëja më e shtrenjtë që ka. Ai i thotë se u martua me Kushin sepse mendoi për bebin e saj dhe Sham. Arnav i thotë Anxhalisë se ra në dashuri me Kushin pasi u martua me të por Kushi nuk ka hyrë kurrë në mes tij dhe Anxhalisë. Anxhali buzëqesh dhe përqafon Arnavin. Nga ana tjetër Kushi është me gjyshen.

Gjyshja i thotë Kushit se ajo dhe Arnav janë të martuar kështu që është normale të kalojnë kohë me njëri tjetrin shkruan revistaëho.com. Ajo i thotë Kushit se Anxhali nuk e urren madje ishte ajo që donte që Arnav dhe Kushi të martoheshin. Akash dhe Pajal pajtohen, Në mëngjes Kushi është duke folur në telefon dhe gjyshja e dëgjon.

Ajo e pyet çfarë ka ndodhur. Kushi i thotë se halla është sëmurë dhe duhet të shkojë atje. Arnav vjen dhe thotë se do shkojë edhe ai por Kushi i thotë të qëndrojë me Anxhalinë. Papritur Anxhali vjen dhe pyet Kushin për hallën. Kushi gëzohet që ajo i foli. Arnav e çon Kushin në shtëpi. Kushi i ka sytë me lot dhe i thotë Arnavit mos të vijë brenda në shtëpi sepse të gjithë do merren me të. Arnav largohet.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top