Connect with us

Si ta shpëtoni një marrëdhënie në distancë

Kuriozitete

Si ta shpëtoni një marrëdhënie në distancë

“Të kesh një marrëdhënie të suksesshme në distancë, është e mundur”, thotë Paul Falzone, drejtues i një prej shërbimeve më të mëdha për takime në internet në botë. “Është e rëndësishme që ju të dy të kuptoni se ku jeni përfshirë dhe të jeni të përkushtuar për të punuar në këtë komunikimin”.

Nëse keni një marrëdhënie në distancë dhe mendoni se nuk ka asnjë zgjidhje përveç fundit të tmerrshëm, mos u bëni merak – ja disa këshilla të ekspertëve për ta shpëtuar atë.

1. Përdorni telefonin

Natasha Grach dhe i dashuri i saj kanë qenë së bashku për shtatë vjet dhe në fillim nuk ishte e lehtë të ndaheshin.

“Kemi filluar një marrëdhënie të re në distancë për gjashtë muajt e fundit – ne kemi qenë të dy në shkollë, por ai shkoi të studionte në Rusi,” shpjegon ajo.

“Kemi arritur të vazhdojmë marrëdhënien duke folur në telefon – nganjëherë aq shumë sa që shkonte gjashtë deri në shtatë orë pa ndërprerje”.

Dhe për më tepër, të flisje në telefon atë kohë nuk ishte lirë.

“Po, kishte edhe karta telefoni më të lira, por ne vraponim sa më shpejt drejt telefonit pa e vrarë mendjen për gjë tjetër,” shton ajo.

Grach këshillon që të ia lini në dorë logjistikës për të folur në telefon me partnerin tuaj përditë – kjo është një nga gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për të bërë që një marrëdhënie në distancë të funksionojë.

Tashmë edhe në qoftë se telefoni celular nuk përfshin ndonjë ofertë të pakufizuar për telefonata në distanca të mëdha – keni mundësi të tjera, transmeton Telegrafi.

2. Kërkoni për mënyra të tjera të komunikimit

Nëse ju nuk mund të komunikoni me njëri-tjetrin në telefon, përpiquni me e-mail dhe SMS, thotë Falzone.

“Kur jeni në një takim në gjysmë të rrugës për në skajin tjetër të botës, është gjithmonë ngushëlluese të marrësh një mesazh të ëmbël nga i dashuri”, tregon ai.

“Gjeni një qoshe të qetë, në një kohë të caktuar, çdo ditë, për t’u lidhur me njëri-tjetrin.”

Me një jetë kaq të ngarkuar çdo ditë, ku detyrimet kanë për t’ju tërhequr në drejtime të ndryshme, është e lehtë për të lënë pas dore komunikimin për një marrëdhënie në distancë të largët.

Duke përdorur mënyrat e tjera të komunikimit, ju dhe partneri juaj do të mbeteni pranë, edhe pse jeni teknikisht larg nga njëri-tjetri.

3. Mbani gjallë romancën

Ju dhe partneri juaj nuk mund ta shihni njëri-tjetrin çdo ditë, por është e rëndësishme që dashuria të vazhdojë udhëtimin e saj dhe të jetë e pranishme.

“Dërgo diçka të vogël – një e-mail dhuratë, shkruaj një këngë dashurie, dërgoni një animim me tullumbace, apo një ushqim “cattering” me qëllim që diçka të ndodhë”, thotë Falzone.

“Ju nuk jeni fizikisht së bashku gjatë gjithë kohës për të shijuar ato ekstrat e vogla, që partneri juaj mund të bëjë për ju (p.sh. t’ju sjellë një çokollatë vetëm sepse ju e pëlqeni atë).

Ndërkohë i zgjedhuri juaj do të ndjehet i lumtur duke ditur, se ju jeni duke menduar për të, nëpërmjet dërgimit të një surprizë të veçantë. Përveç kësaj, ai ndoshta do t’ia u kthejë gjestin dhe do t’ju bëjë të ndiheni të veçantë.

4. Bëni një shkëmbim vajtje – ardhje

Mundësitë janë, që ju dhe dashuria juaj mund ta vizitoni njëri-tjetrin. Është e rëndësishme për ta bërë këtë dhe për të shmangur një gjysmë tjetër të pakënaqur.

“Përpiquni që secili të krijojë një mundësi për të vizituar qytetin e tjetrit”, thotë Debra Berndt, një eksperte e marrëdhënieve dhe autore e librit, “Let Love in.”

Në këtë mënyrë askush nuk ndihet sikur po bën dyfishin e udhëtimit, por gjysmën e tij, duke treguar përpjekjet reale në një marrëdhënie.”

5. Mos i merrni gjërat (shumë) personalisht

Të papritura mund të ketë gjithsesi, kështu që duhet të jeni të përgatitur. Si ju ashtu edhe partneri juaj do të jetoni të ndarë dhe shanset janë, që ju do vazhdoni jetën në qytetet tuaja ashtu si duhet. Kjo do të nihmojë marrëdhënien tuaj, nëse mirëkuptoheni.

““Ndryshimet e planeve, puna e përditshme apo problemet familjare shfaqen si pjesë normale e jetës. Nëse partneri juaj anulon një udhëtim, mos e merrni atë personalisht dhe mundohuni të bëni një marrëveshje rreth ndryshimeve (nëse ai bëhet një model i rregullt sjellje)”, thotë Berndt.

“Mos harroni se keni pranuar një marrëdhënie si kjo dhe duhet të përshtateni me dorëheqjen minutën e fundit, si pjesë e marrëveshjes.”

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top