Connect with us

Si t’i lani enët prej qelqi që ato të shkëlqejnë

Kuriozitete

Si t’i lani enët prej qelqi që ato të shkëlqejnë

Çdo amvise ka dëshirë që pasi të mbarojë larjen e enëve prej qelqit ato të shkëlqejnë. Por kjo nuk është aq e lehtë sepse shpesh uji lë njolla të vogla, që e shkatërrojnë shkëlqimin e sipërfaqeve të qelqta.

Ka disa mënyra për ta shmangur këtë ama. Njihuni me to hap pas hapi.

Eliminoni njollat e ujit
Pastroni dhe shpëlani gotat e qelqit, duke përdorur larësin e enëve dhe ujin më të ngrohtë të mundshëm. Uji i ngrohtë ka tendencë të avullojë më shpejt, duke e reduktuar mundësinë e krijimit të njollave prej ujit. Kthejini gotat përmbys të thahen, pasi keni shtruar një peshqir mbi sipërfaqen ku do t’i vendosni. Mund t’i fshini gotat me një copë te pastër (preferohet copë lino).

Evitoni që gotat “t’ju vishen”
Ky fenomen, vjen si rezultat i ujit të fortë, të tejngopur me kripëra. Që gotat e qelqit të jenë gjithmonë të pastra dhe të mos vishen nga kripërat e ujit, provoni t’i pastroni me një leckë të lagur me uthull. Veçanërisht kujdes duhet treguar për gotat me fron, pasi duhen larë gjithmonë me dorë, që të shkëlqejnë.

6

Kujdes ngjyrat!
Nëse keni gota prej qelqi me ngjyrë dhe shihni se si ngjyrat fillojnë të zbehen, mund të jetë faji i nxehtësisë dhe presionit të lartë të ujit në pjatalarëse. Qelqet me ngjyra duhen larë gjithmonë me dorë, për të mbrojtur ngjyrat.

Eliminoni vijat e ujit
Vazot e qelqit ose kanat e ujit, shpeshherë krijojnë një vijë që formohet nga uji, ose disa pikla që formohen si njolla nga uji i fortë. Fillimisht, fërkojeni vijën e formuar me një gjysmë limoni (pasi ia keni hequr farat). Nëse vija mbetet, zhyteni brokën në një tretësirë me ujë dhe uthull dhe lëreni gjatë gjithë natës të veprojë. Në mëngjes, lajeni me një sfungjer me larës enësh dhe ujë të ngrohtë.

Luftoni njollat e forta
Pjesa më e madhe e njollave, trajtohen me ujë të ngrohtë, një furçë delikate dhe larës enësh. Për njollat më kokëforta, mbusheni gotën e njollosur me ujë të ngrohtë dhe lëng limoni ose uthull. Më pas, zbrazeni dhe lajeni me dorë, me ujë të ngrohtë. /Telegrafi/

Astounding-Modern-Curved-Dish-Drainer-As-Dish-Rack-Storage-With-Cutlery-Set-Holder-And-Glass-Rack-As-Modern-Kitchen-Aid-Ideas-Indulging-Yet-Pretty-Dish-Rack-Best-Dish-Drainer-Galler

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top