Skandal/ Kalaja: Ja si u tall Edi Rama me qytetarin që kishte 8 vite në koma

Na qëllon për ditë që në ekrane të ndryshme televizive të shohim politikanë që ishin për vizitë tek shtëpia e një pensionisti, apo tek kryeplaku i ndonjë fshati.

E gjitha kjo bëhet në kuadrin e show-t televiziv që e përdorin për të rritur popullaritetin e tyre.

Por me sa duket këtë herë e kanë kaluar cakun. Gazetari Aulon Kalaja ka denoncuar një rast skandaloz, ku tregon se si vetë kryeministri Edi Rama dhe gjithë “rilindasit” pas tij, kanë rrezikuar jetën e një qytetari që kishte 8 vite në koma, për të bërë show mediatik.

Para disa kohësh shumë shqiptarë iu përgjigjën thirrjes së Aulon Kalasë për të ndihmuar Erjon Xhangollit dhe familjen tij. Erjoni kishte prej tetë vitesh në gjendje kome pasi kishte pësuar një aksident teksa mundohej t’i shpëtonte policisë greke. Ai kishte kaluar ilegalisht kufirin, për të gjetur një punë në shtetin fqinj.

Me të marrë vesh këtë histori, vetë kryeministri bëri një show për mediat, për të treguar “dhembshurinë” e qeverisë së tij ndaj qytetarëve.

Kalaja tregon se si Xhangolli u transportua nga një fshat i Korçës drejt Tiranës, vetëm për të bërë disa xhirime për filmin e radhës nga ERTV.

“Rilindasve” nuk u interesoi fare se rruga mund të kishte pasoja për të sëmurin, mjafton që të arrinin qëllimin e tyre.

y2mate.com – ju_tregoj_se_si_qeveria_rama_beri_show_me_familjen_e_te_riut_xhangolli_qe_ka_8_vjet_ne_koma_VRnDYzAWuxc_360p on Vidnews.