Connect with us

Skandali/ Shiste varre në Tufinë, arrestohet roja

Kuriozitete

Skandali/ Shiste varre në Tufinë, arrestohet roja

Skandali/ Shiste varre në Tufinë, arrestohet roja

Një person i punësuar si roje pranë varrezave publike në Tufinë është vënë në prangat e policisë, nën akuzën e korrupsionit.

I arrestuari është Besim Sh., 49 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë roje sektori pranë varrezave publike Tufinë.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, për T.M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se Besimi duke qenë roje, u shiste vende për varrim, personave të ndryshëm kundrejt shumave, i ndihmuar nga T.M.

Ishte emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ ai që zbuloi se në varrezat e Tufinës ku deklarohet se s’ka vend, po të paguash 350 mijë lekë të vjetra, punonjësit të gjejnë një vend.

Për të vërtetuar rastin flagrant, gazetarët e emisionit, fillimisht kontaktuan me rojën e varrezave, i cili tregoi se në varreza ka vende të rrethuara me kangjella si varre, të cilat janë bosh, por që për këtë duhet folur me brigadierin, (përgjegjësin).

“Ja i rrethuar me kangjella, është kot ai. E ka rrethuar, e ka bërë gati ai, atë gurin e ka vënë kot. E kupton? Ose merr këtë këtu na. Kjo bosh është. Ja ky këtu. Ti foli qysh kështu, e kam gjet si vend, mu te rruga te pisha. Foli Besimit. Ik bëja porosi tashti se…”, i thotë roja gazetarëve të Fiksit, duke u treguar vendet që janë rrethuar si varre, por në të vërtetë janë bosh dhe disa prej tyre janë prenotuar nga persona të tjerë.

Pasi gazetarët shohin vendin, pronari i vendit të prenotuar kërkon 350 mijë lekë, ndërsa punëtori u kërkon që të bëhet bordura për ta rrethuar. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top