Connect with us

S’kanë fund dasmat e bujshme, martohet sot djali i një prej shqiptarëve më të pasur

Showbiz

S’kanë fund dasmat e bujshme, martohet sot djali i një prej shqiptarëve më të pasur

Duket se atmosfera e dasmave të bujshme nuk ka mbaruar akoma. Dhe këtë herë, është Resul Kastrati, djali i  Shefqet Kastratit, i cili është i dyti në listën e më të pasurve në Shqipëri dhe pronar i Kastrati Group.

Sipas Icon Style, Resul Kastrati do t’i japë fund beqarisë ditën e sotme.

Portali në fjalë shkruan gjithashtu se ai do të lidhë kurorë me Fabjana Koxhajn, ish-nxënësen e “Petro Ninit” mbrëmjen e sotme në një ceremoni të veçantë në kryeqytet.

Dyshja janë njohur kur Fabjana e cila është 19 vjeç ishte gjimnaziste, një lidhje e cila ka qëndruar larg mediave, por jo larg rrjeteve sociale.

Ata të dy, kanë një llogari të përbashkët Instagrami ku postojnë foto nga pushimet, udhëtimet jashtë.

Fabjana është një fytyrë e njohur pasi ka marrë pjesë tek “Miss Shqipëria” në vitin 2014.

Ndërsa Resuli, tashmë është një prej trashëgimtarëve të një prej bizneseve më të mëdha në Shqipëri, shkruan Icon Style.

 

 
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top