Connect with us

Skënderbeu mundet në Beograd, pëson 2 gola

Kuriozitete

Skënderbeu mundet në Beograd, pëson 2 gola

Skënderbeu mundet në Beograd, pëson 2 gola

Skënderbeu nuk ia ka dalë që të marrë pikë në Beograd përballë Partizanit vendas, në takimin e luajtur mbrëmjen e sotme.

Partizani i Beogradit ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0 përballë korçarëve.

Goli i parë për vendasit u shënua nga Zoran Tosic në minutën e 39’ pas ekzekutimit perfekt të një goditjeje dënimi.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, pavarësisht këmbënguljeve të lojtarëve të Skënderbeut për të gjetur golin e rrjetës.

Goli i dytë është shënuar nga Taëamba në minutën e 66 pas një gabimi të mbrojtësve korçare.

Partizani rrezikon të dënohet nga UEFA pasi tifozët e Partizanit të Beogradit me të hyrë në stadium kanë nisur thirrjet “Kosova është Serbi”.

Takimi i parë i luajtur në “Elbasan Arena” përfundoi me rrjeta të paprekura.

Më poshtë mund të ndiqni golat e shënuar në takimin e mbrëmjes së sotme./a.k/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top