Son bëhet ushtar, konfirmohet edhe nga Tottenham

Heung Min Son do të kryej obligimet ushtarake.

Klubi i Tottenham Hotspur ka konfirmuar se Heung-Min Son do të përmbush obligimet e tij ushtarake në Korenë e Jugut.

Son kishte shtyrë obligimin e tij pas sukseseve në Lojërat e Azisë, por tani që Premierliga është në pauzë, lojtari do të kryej obligimet.

Anësori i Tottenham do t’i përmbush obligimet e tij gjatë këtij muaji.

Lidhur me këtë ishte raportuar edhe ditë më parë, por sot lajmin e ka konfirmuar edhe Tottenham.

Son do të kthehet në Londër gjatë muajit maj, pasi të përfundojë shërbimin ushtarak.