Connect with us

Sonte Hëna gjigante: Nuk duhet të humbisni QIELLIN më mahnitës të shekullit!

Kuriozitete

Sonte Hëna gjigante: Nuk duhet të humbisni QIELLIN më mahnitës të shekullit!

Një hënë gjigante pritet të shfaqet sonte, mes datës 13 dhe 14 nëntor, që nuk është parë prej gati 70 vitesh. Hëna pritet të shihet në një trajtë thuajse të plotë, në pamjen më të mirë që prej vitit 1948.

Mbrëmjet e 13-të dhe 14-të nëntorit priten të jenë më të shndritshmet në 70-të vitet e fundit, pasi hëna do të jetë më e madhe dhe më e shndritshme se zakonisht.

Sateliti i hënës kryen rrotullime ovale rreth Tokës, prandaj ndonjëherë është më afër planetit tonë.

Kjo fazë quhet ‘perigje’ nga astronomët; kur kjo ndodh, hëna është rreth 14% më e madhe dhe 30% më e shndritshme.

Një fenomen i tillë ka ndodhur për herë të fundit në janar të 1948-ës, prandaj këshillohet që të gjithë t’i dedikojnë disa minuta vëzhgimit të qiellit.

“Hëna e plotë e 14-të nëntorit nuk është vetëm hëna më e madhe e 2016-ës, por është hëna më e madhe e plotë e shekullit të 21-të,” është shprehur NASA në një deklaratë, duke shtuar se një hënë e ngjashme do të shfaqet sërish në 25 nëntor të 2034-ës.

Por cila është mënyra më e mirë për ta parë?

Shkoni në një vend me errësirë, kështu dritat e tjera nuk do të zbehin shkëlqimin e hënës. Nëse mundeni, largohuni nga qyteti dhe vëzhgojeni ngjarjen e rrallë nga një zonë periferike.

Burimi: The Independent

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top