Connect with us

Speca të mbushur kreshmorë: Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish

Shëndetësi

Speca të mbushur kreshmorë: Drekë e mrekullueshme, më e shijshme se me mish

Përbërësit:

– 10 speca,
– 200 g oriz,
– 200 g bizele,
– 200 g karota,
– Një hudhër,
– Një qepë,
– 3 patate,
– 2 dcl vaj,
– 2 lugë miell,
– Një tufë fletë majdanozi,
– Kripë,
– Piper, sipas shijes.

Përgatitja:

1. Bizelen dhe orizin zieni ndaras, specat pastroni nga farat. Në një enë të veçantë në vaj fërgoni qepën, hudhrën dhe karotën (të cilën më parë e keni grirë) dhe shtoni orizin dhe bizelen e zier.

2. Përzieni dhe qitni erëza sipas shijes, pastaj me përzierjen e përgatitur mbushni specat. Secilin spec mbulojeni me patate, rendisni specat e mbushur vertikalisht në enë dhe qitjani salcën e bardhë.

3. Salca përgatitet me miell duke e fërguar në vaj, i shtohet ujë dhe hudhra e grirë imët dhe i qiten erëza sipas shijes. Specat piqni në furrë rreth 45 minuta në temperaturë deri në 200 gradë.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top