Connect with us

Strakosha i pafat, nuk ia del dot ndaj Romës

Video

Strakosha i pafat, nuk ia del dot ndaj Romës

Strakosha i pafat, nuk ia del dot ndaj RomësK. Demiraj

Sport

Kësaj here fati nuk ishte me Strakoshën dhe Lazion e tij. Derbi i kryeqytetit të Italisë u mbyll me fitoren e verdhekuqve në shifrat 2-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, por me fillimin e të dytës, ishte skuadra e Romës ajo që fitoi një penallti.

Strakosha kuptoi krahun e Perotit, por për çështje milimetrash nuk priti dot penalltinë e sulmuesit.

Vetëm 4 minuta më pas, gardiani shqiptar nuk kishte çfarë të bënte, pas një goditje të fortë të Naingolan nga jashtë zone.

Për të shënuar golin e vetëm të Lacios, mendoi Imobile, edhe ky me penallti, por vetëm kaq.

Roma fitoi derbin, dhe tashmë parakalon “kushërinjtë” në renditje, me 30 pikë, ndërsa skuadra e Inzagit mbetet në kuotën e 28 pikëve.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top