Stresi për qejf me shokët, Keisi ia heq trurin me veshjen që tregon më shumë se ç’duhet

Edhe pas ndarjes, Stresi dhe Keisi vazhdojnë të jenë shumë të komentuar për shkak të veprimeve të tyre që tërheqin gjithnjë vëmendjen. Së fundmi ndarjen e konfirmoi edhe Keisi e cila pëlqeu një koment në të cilin shkruhej se Stresi ishte pa fat që e humbi atë.

Bukuroshja brune po vazhdon jetën e saj në Kanada dhe në foton e fundit të postuar në Instagram është shfaqur në super formë, e veshur me bluzë të shkurtër dhe xhinse shumë të grisura të cilat i ka ulur me dorë duke treguar më shumë se ç’duhet.

Ndërsa Stresi këto ditë po i kalon me shoqërinë dhe në videon e fundit është shfaqur duke u argëtuar me ta, por kuriozë jemi si do reagojë ai kur të shohë këtë foto të Keisit?