Connect with us

Surprizon moti, çfarë na pret nga nata e sotme e në vijim?

Lajme

Surprizon moti, çfarë na pret nga nata e sotme e në vijim?

Sipas Meteoalb vranësirat fuqizohen në orët e vona të pasdites në të gjithë territorin duke gjeneruar shira me intensitet të ulët deri mesatar në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër ndërsa shira të dobët në zonat Jugore.

Ndërsa parashikohen reshje të pakta dëbore në zonat e thella malore sepse temperaturat mbeten relativisht të larta.

Pas mesnatës shirat ndalojnë në pjesën më të madhe të territorit ndërsa mbeten prezente në formën e shirave të përkohshëm në zonat e izoluara të Qendrës dhe Juglindjes.

Temperaturat e ajrit kanë vijuar të larta edhe gjatë ditës së mërkurë ndërsa e dita e enjte, sjell një rënie me 2 – 3°C të temperaturave gjatë mëngjesit e mesditës duke bërë që ekstremumet termike të luhaten nga 2°C mëngjesi në zonat e thella malore në 16 – 17°C, temperaturat më të larta gjatë mesditës në zonat Jugperëndimore

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Lajme

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top