Taulant Xhaka i propozon për martesë të fejuarës

Futbollisti Taulant Xhaka i ka propozuar për martesë mbrëmjen e sotme të fejuarës së tij, Arbnorës. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Taulanti.

Futbollisti ka postuar një foto nga momenti i propozimit ku shfaqet i ulur në gjunjë ndërsa Arbenita ka mbetur pa fjalë.

“Zoti dhe Zonja Xhaka”, shkruan Taulanti teksa ka marrë urime të shumta.

Propozimin futbollisti e ka bërë gjatë pushimeve të cilat po i kalojnë së bashku me Granitin dhe Leonitën.

Taulanti dhe Arbnora u fejuan vitin e kaluar.